Kapet "Vejusha e zezë" shqiptare, "tmerri" i trafikantëve meksikanë (FOTO LAJM)

Një organizatë e trafikut të drogës, që vepronte në krahinat e Guayas dhe Santa Elena në Ekuador, është shkatërruar nga skuadra anti-drogë, raportojnë mediat lokalë.

Organizata përbëhej nga ekuadorianë, kolumbianë dhe italianë, por mediat ekuadoriane zbulojnë se edhe një shqiptare ishte pjesë e saj.

Gjatë operacionit të zhvilluar të hënën është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge, disa automjete,173,000 dollarë dhe 22,500 euro.

Nelson Villegas, Drejtor Kombëtar i Antinarkotikëve në Ekuador tha se organizata ishte pjesë e një rrjeti që dërgonte në Europë sasi të mëdha droge,shkruan Syri.net. Gjatë operacionit të koduar “Gadishulli” janë arrestuar gjashtë persona, shkruan “El Telegrafo”.

Sipas autoriteteve ekuadoriane, çdo anëtar kishte funksione të veçanta, duke përfshirë edhe financuesit për blerjen e drogës, një prej të cilave ishte edhe shqiptarja Alina. A, e cila është arrestuar.

Droga nisej nga Ekuatori me anije. Në porte, kishte koordinatorë dhe agjentë sigurie që bashkëvepronin me organizatën kriminale./Albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 19:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori