Kapet trafikanti kosovar në Gjirokastër
Në qytetin e Gjirokastrës,është arrestuar një shtetas kosovar pasi është kapur me 1.1 kilogramë lëndë narkotike marihuanë. I ndaluari është Ardian Vitia, 23 vjeç, lindur dhe banues në Prishtinë.

Vitia është arrestuar dje rreth orës 18.30 nga forcat e policisë së Gjirokastrës. Ardian Vitia ka qenë bashkë me 3 të rinj të tjerë në makinë tip "Wolsvagen" duke dalë nga fshati Lazarat, pasi kishin blerë drogën.

Sipas të dhënave, Vitia e kishte blerë lëndën narkotike në Lazarat për të shitur në sasi të vogla në Kosovë në ambientet e shkollave. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2011, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori