Kapet shqiptari në Itali me 20 kg kokainë
Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili posedonte lëndë narkotike dhe armë zjarri. Shqiptari është arrestuar mëngjesin e së enjtes në Breshia të Italisë, në zotërim të një sasie të konsiderueshme kokaine.

Këtë lajm e kanë përcjellë mediat online të vendit fqinj, sipas të cilave, në pranga ka rënë shtetasi Indrit Taipi. Agjentët e anti-drogës i kanë gjetur atij 20 kg kokainë, 200 mijë euro dhe 3 pistoleta.

Ndërkaq, ende vijojnë hetimet për verifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik droge. /albeu.com/


Shtuar më 23/04/2015, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori