Kapet shqiptari me drogë në Greqi, shoku i tij ikën me vrap
Në vijim të luftës kundër trafikut të drogës nga Shqipëria, janë zhvilluar dy operacione nga policia greke.

Në kufirin e gjelbër në Kallpaq të Janinës, policia greke ka ndaluar një automjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta që përmbanin 6 pako me 38 kg marijuanë.

Gjatë operacionit është ndaluar vetëm drejtuesi i automjetit, 23-vjeçari shqiptar ndërkohë që pasagjeri ka arritur të largohet me vrap.

Selanik është kapur një bashkëpunëtor i tyre, 26 vjeçar grek.

Ndërkohë në një operacion të dytë në Selanik, janë sekuestruar 5 pako me 49.3 kg marijuanë dhe janë arrestuar dy shtetas grekë teksa po fusnin drogë në një automjet.

Prej fillimit te vitit e deri sot, ne Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janine, Athine, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Patra, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 10.7 ton marijuane qe vinte nga Shqiperia.
Shtuar më 29/11/2018, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori