Kapet sasi e konsiderueshme tritoli, në pranga dy persona
Dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni të koduar ‘Dërgesa’ në Tiranë, pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme tritoli.

Në kthesën e Valiasit u arrestua Ndue Bushati 27 vjeç nga Mamurrasi, i cili po lëvizte në këmbë dhe kishte një qese me vete. Lëvizjet e këtij shtetasi kanë qenë të dyshimta dhe pasi kanë bërë ndalimin e tij kanë konstatuar në brendësi të qeses 11 kallëpe tritol me peshë 450 gramë secila.

Nga marrja në pyetje, Ndue Bushati konfirmoi se lëndën e kishte marrë në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, nga Maliq Lika, i cili i kishte porositur ta dërgonte në Tiranë.

Menjëherë janë nisur shërbimet të cilët bënë të mundur kapjen e këtij shtetasi, të cilit gjatë kontrollit i’u 85 fishekë.

Policia punon për gjetjen e destinacionit dhe përdorimit të lëndës së dyshuar plasëse./Albeu.com/
Shtuar më 03/11/2016, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori