Kapet polici i rremë, mbante armë, radio dhe stemën e policisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Policia e kryeqytetit ka arrestuar sëfundmi një person, i cili sillej si polic duke mbajtur armë, stemën dhe një radiomarrëse, ndërkohë që në momentin e ndalimit u konstatua se kishte lidhur në mënyrë të paligjshme edhe energjinë elektrike për lokalin e tij.

F.H, 29 vjeç u arrestua dje nga shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, pranë D.V.P.Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi në rrugën "5 Maji", për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri të llojit pistoletë, shtetasin A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një stemë e Policisë së Shtetit dhe një radio marrëse dhe dhënëse.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Kanosje", "Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik", "Vjedhje e energjisë elektrike" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", parashikuar nga nenet 84, 236, 137 dhe 247 të Kodit Penal.
Shtuar më 17/10/2017, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori