Kapet një shtetas i dënuar me 4 vite burg
Policia ka ndaluar një shtetas ditën e djeshme, i cili ishte i dënuar me 4 vite burg për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Bëhet fjalë për shtetasin Urim I Marku, 31-vjeç, banues në fshatin Gurrë, komuna Kalis.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Uniformat blu shtojnë më tej se ky shtetas ishte i dënuar në mungesë në masën 4 vite e 4 muaj burg. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2015, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori