E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Kapet një grek i armatosur në Kakavijë
Një shtetas grek është arrestuar në pikën Kufitare të Kakavijës në tentativë për të shkuar drejt Greqisë me një sasi të konsiderueshme municionesh të armës automatike model "56".

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ku shtetasi grek me inicialet E.F. 49 vjeç banues në Janinë udhëtonte me mjetin e tij me taraga lna 2536, drejt Greqisë. Policia pas kontrollit rutinë në makinën e grekut ka gjetur një sasi të konsiderueshme municionesh të fshehura në makinën e shtetasit grek.

Sipas policisë brenda një arke metalike shtetasit grek i janë gjetur 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit grek E.F., për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit", parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.
Shtuar më 14/04/2019, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori