Kapet një gomone me drogë në Vlorë
Pëlqej
Një gomone me drogë është kapur pasditen e sotme në Gjirin e Petullës, në Karaburun të Vlorës.

Raportohet se në gomone janë gjetur disa bidonë me benzinë dhe një sasi kanabisi.

Mjeti lundrues është rreth 7 metra i gjatë.

Ende nuk dihet sasia e kanabisit të kapur, ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shtuar më 16/05/2018, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori