Kapet një 46 vjeçar i cili punësonte punonjës dhe nuk i paguante
Policia e Elbasanit ka zbardhur një skemë mashtrimi të realizuar nga një 46 vjeçar. Ky shtetas akuzohet për vjedhje me anë të mashtrimit.

"Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, në vijim të punës së tyre, realizuan me sukses operacionin e koduar “Administratori”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur që nga Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar, të ndalohet shtetasi Bekim Alla, 46 vjeç, banues në Zgoshte, Librazhd.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi me anë të mashtrimit, duke u paraqitur si administrator i një firme elektrike fiktive, punësonte shtetas të ndryshëm në qytetin e Elbasanit dhe nuk i paguante.

Po vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për zbardhjen e plotë të kësaj skeme mashtrimi".

Në deklaratën për media të policisë thuhet se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, per veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja". /albeu.com/




Shtuar më 20/04/2015, ora 16:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori