Kapet nga policia pasi përdori në kufi pasaportën e vëllait
Nën akuzën e falsifikimit të dokumentave, një i ri nga Lushnja po ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Duke përfituar nga ngjashmëria me të vëllanë, ai ka tentuar të kalojë në kufi me pasaportën e tij.

Nga ana e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Fier, filloi procedimi penal në gjëndje të lire për 26 vjeçarin Ramazan B., banues në fshatin Grabian Lushnje.

Ai është kthyer nga autoritetet kufitare të Malit të Zi, pasi është konstatuar se ka përdorur pasaportën e vëllait të tij Xhimi B., për të kaluar kufirin.

Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Lushnjes, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2014, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori