Droni e kapi duke ujitur kanabisin, në pranga 45-vjeçari në Krujë (VIDEO)

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Krujë, pasi është kapur duke ujitur parcelën me kanabis.

Është arrestuar po ashtu edhe një 39-vjeçar që dyshohet si bashkëpunëtor.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka ngritur dronin në fshatin Rranze duke evidentuar rasten dhe asgjesuar duke i djegur 62 bimë kanabis.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bruz Zalli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Krujë.

Evidentohet nga droni duke ujitur bimët e dyshuara narkotike, kapet dhe arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.
Në pranga edhe një 39-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i 45-vjeçarit.

Gjatë kontrollit sekuestrohet edhe një sasi lënde narkotike kanabis, në formë boçesh.
Asgjësohen me anë të djegies 62 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në territotin e fshatit Rranze, kishte të kultivuara bimë narkotike, shërbimet e Policisë Krujë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bruz Zalli”, duke përdorur edhe dronë për kontrollin e territorit.

Si rezultat i monitorimit me dron, në zonën e quajtur “Bruz Zall”, është evidentuar duke ujitur bimët e dyshuara narkotike, shtetasi S. H., i cili sapo ka parë dronin ka tentuar të fshihet, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një qese me lëndë narkotike në formë boçesh, që ia kishte dhënë shtetasi N. A., banues në fshatin Rranze, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestuan në flagrancë shtetasit S. H., 45 vjeç dhe N. A., 39 vjeç, banues në Rranze, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.