Një 47-vjeçar
italian është vënë sot në prangat e policisë së Tiranes, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Burime zyrtare nga policia pohuan se
Pasquale Scalise ishte
dënuar me 11 vjet e 6 muaj
burg.
Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka
dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj
burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.
Shtetasi
italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga
Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2018,
ora 11:24