E rëndë në Argjentinë, 13-vjeçari vret shokun e ngushte me 10 grushte në kokë

Argjentina është tronditur nga krimi brutal ku një 13-vjeçar ka vrarë shokun  e tij të ngushtë 14 vjeç.

13-vjeçari u arrestua pasi trupi i Joaquin u gjet në një shtëpi të braktisur disa ditë pasi u zhduk.

Për herë të fundit Joaquin u pa në 29 qershor kur doli nga shkolla me shokun e tij në qytetin Laboulaye në Argjentinë.

Pak çaste më vonë pasi dy djemtë u kapën nga kamerat e sigurisë duke ecur krah për krah. Më vonë 13-vjeçari u largua nga shtëpia ku kishin hyrë së bashku dhe u kthye në shkollë.

Sipas burimeve policore, Joaquin është goditur me grusht të paktën 10 herë në kokë. Sipas të njëjtave burime, goditjet kanë qenë aq të forta sa 14-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pasi u gjet trupi i pajetë i shokut të tij, 13-vjeçari rrëfeu për krimin e tij, por nuk foli për arsyen pse e bëri.