Kapet në Morinë një tjetër anëtar i bandës së fajdexhinjve të Shkodrës
Policia njofton se është kapur një tjetër anëtar i bandës së fajdexhinjëve në Shkodër, i cili po tentonte të kalonte kufirin.

Sipas të dhënave zyrtare, në kuadër të operacionit të koduar “MARANAJ” është ndaluar në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit.

Njoftimi zyrtaë:

Vijon operacioni i koduar "MARANAJ"

Kapet dhe ndalohet një nga shtetasit e shpallur kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim te operacionit, nga shërbimet e policisë u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit.

Operacioni po vijon për kapjen edhe të katër shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori