Kapet në Milot shqiptari nga Kosova, i vodhi 1 milion lek tregtarit
Policia e Kurbinit ka arrestuar në flagrancë një shtetas kosovar i cili i vodhi një personi 100 000 lekë nga çanta.

Sipas policisë i arrestuari është B.A., 46 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë. Ky shtetas fillimisht është konstatuar si grabitës i shumë se parave nga vetë personi posedues.

Më pas personi i grabitur ka njoftuar forcat e rendit të cilët më pas bënë të mundur arrestimin e kosovarit.

Njoftimi:
I vjedh nga çanta një shumë parash një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga policia

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme , kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B.A., 46 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ky shtetas, në tregun e Milotit, i ka vjedhur nga çanta një shtetasi shumën monetare prej 100.000 lekë.

57 vjeçari nga Kurbini e ka konstatuar në moment dhe ka lajmëruar policinë, ku falë reagimit në kohë , shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare që shtetasi B.A , kishte vjedhur në çantën e 57 vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin,për veprën penale "Vjedhja"neni 134 i Kodit Penal.
Shtuar më 10/03/2019, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori