Kapet në Greqi “krimineli” shqiptari, ja për çfarë akuzohet
Një 42 vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka rënë në prangat e policisë greke në Istieia Evia, Lamia, pasi ka qenë person i kërkuar nga Interpol Tirana.

Arrestimi i 42 – vjeçarit shqiptar është kryer pasi ka qenë i dënuar me gjashtëmbëdhjetë vjet burg për “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimin e paligjshëm dhe posedim të armëve luftarake dhe municionit”. Pritet ekstradimi i tij për në vendin tonë. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2017, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori