E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Kapet në Greqi burri që abuzoi me 13 vjeçaren
Një 43 vjeçar është vënë në pranga në Greqi, pasi akuzohej për përdhunimin e një 13 vjeçareje një vit më parë. Kanë qënë prindërit e vajzës së mitur, ata të cilët e kanë denoncuar në polici, duke bërë të mundur edhe arrestimin.

43-vjeçari Luan Lleshi, i akuzuar si autori i përdhunimit të 13-vjeçares S.D., në Prosek të Mirditës, ngjarje e ndodhur në muajin shtator 2014, është prangosur në Athinë.

Luan Lleshi u arrestua mëngjesin e së shtunës, 10 janar 2015, në një lokal në Athinë. Në shtator të vitit 2014, Luan Lleshi u denoncua nga familjarët e të miturës se ka përdhunuar një 13-vjeçare, nxënëse e klasës së tetë, ndërsa kishte mundur që të largohej duke ju shpëtuar prangave të policisë.

43-vjeçari Luan Lleshi do të ekstradohet nga Greqia në vendin tonë. Lidhur me këtë çështje, gjykata ka dhënë masën "arrest me burg" në mungesë ndaj tij. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori