Kapet në Vlorë trafikanti i shumëkërkuar nga drejtësia Italiane, pritet ekstradimi
Ditën e djeshme policia e Vlorës vuri në pranga një trafikant droge, i cili është në kërkim edhe nga shteti Italian për të njëjtën vepër penale.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ai është identifikuar si Elton Guri Çobo, 42 vjeç, banues në Vlorë.

Çobo, nga autoritetet gjyqësore Italiane është dënuar me 9 vjet burg për veprën penale “Trafikimi narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Çobo ishte pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga 42-vjeçari Emanuele Macchia, grup që u zbulua në kuadrin e operacionit "Black and Ëhite" të Policisë italiane. Operacioni synoi shkatërrimin e linjës së drogës përgjatë aksit Brindizi - Shqipëri./albeu.com/

Shtuar më 16/02/2017, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori