Salinaji pas mbledhjes së Kryesisë: Të hiqen ultimatumet, ndryshe nuk ka negociata

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PD. Ai është shprehur se duhet të hiqen ultimatumet, përndryshe nuk do të ketë negociata. Salianji më tej tha se duhet të ulet çdo lloj përçarje që të nisë bashkimi.

“Personalisht kam insistuar që PD duhet të bëjë çdo hap për bashkimin e demokratëve dhe të krijohet mundësia për një grup dhe komision që të përfshijë edhe pjesën e deputetëve të cilët kanë pasur ndarje të artë me PD-në zyrtare. Është momenti që kushdo të bëjë pas në ambiciet e veta për të psur mundësinë që PD të kthehet në fituese. Negociatat nuk mund të vendosen me ultimatume, dueht të kenë tërheqje. Po i kërkon negociata Putin presidentit ukrainas e jo më ne që jemi në një parti politike. Të ulemi dhe të vendosim bashkë.

Nuk ka patur vendime për emra konkretë. Këtu besoj se duhet të qëndrojmë pa dalë nga shinat. Ne na takon të ulim çdo lloj përçarje në mënyrë që bashkimi të nisë. Ne na bashkojnë më shumë gjëra sesa na ndajnë. Të nisim nga ato që na bashkojnë”, tha Salianji.


Shtuar 23.03.2022 22:22