Në sajë të operacionit të koduar “Shënjestra”, policia e Durrësit ka arrestuar një person, pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Në
pranga ka rënë shtetasi Marjan Perlika, pasi në lagjen nr.8 në qytetin e Durrësit, gjatë kontrollit në banesë i'u gjetën dhe i'u sekuestruan tre pako të mbështjella me letër ngjitëse.
Nga kontrolli i policisë rezultoi se bëhej fjalë për heroinë, me një peshë prej 1
kilogram e 537 gramë. Nuk
dihet origjina dhe destinacioni i drogës, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2014,
ora 15:06