Kapet me drogë, arrestohet shqiptari
Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia greke pasi janë kapur me një sasi prej 520 kg drogë e cila kishte si destinacion Hollandën. Autoritetet njoftuan se ngarkesa e lendes narkotike do te dergohej me kamione transporti dhe do të shperndahej ne tregun europian te narkotikeve.

Kanabisi kishte hyre ne Greqi nga Shqiperia dhe vlera e tij llogaritet ne afro nje milion euro. Dy te arrestuarit u derguan ne Gjykaten e Kalkidhes ,e cila vendosi t'i lere ne burg deri ne perfundim te hetimeve. /albeu.com/

Shtuar më 05/06/2013, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori