Kapet me 34 mijë euro mall kontrabandë, pranga 43 vjeçarit
Pëlqej
Në sajë të operacionit të koduar “Porosia III”, policia ka vënë në pranga një 43 vjeçar, pasi plot 34 mijë euro mall kontrabandë janë kapur në linjën Prishtinë–Tiranë.

Ky operacion ka rezultuar me sukses, ndërsa në gjëndje të lirë u proceduan edhe tre persona të tjerë. Uniformat blu bëjnë me dije se 34 mijë euro mall kontrabandë janë kapur në autobusin e linjës Prishtinë–Tiranë, të kompanisë “Osumi Travell”.

Bëhet fjalë për mallra konfeksione të fshehura për t’iu shmangur taksës doganore. Lidhur më këtë çështje, policia ka vënë në pranga 43-vjeçarin Shkëlqim Hoxha. Në gjendje të lirë u proceduan tre shtetasit: Dritan.G nga Lushnja, Barije.S nga Tirana dhe Marieza.H nga Durrësi.

“Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi në datën 16 shtator 2014, rreth orës 18:00, nga kontrolli i ushtruar në mjetin “Autobus Setra” me targa AA 107 AZ, në pronësi të kompanisë “Osumi Trevell”, i cili kryente linjën Prishtinë-Tiranë është konstatuar një sasi e konsiderueshme me mallra konfeksione të fshehura, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore në pikën e kalimit kufitar Morinë. Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i mallit, ku vlera e përllogaritur arrin në shumën 34 mijë euro”. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori