Kapet me 25 kg kanabis, në pranga shtetasi grek
Një 73-vjeçar grek është arrestuar nga policia kufitare në Kakavijë pasi u kap me një sasi prej 25 kg lënde narkotike të llojit kanabis sativa. Droga ishte fshehur në automjetin me të cilin udhëtonte Christos Tzouganatos.


Sipas policisë, gjatë kontrollit u zbulua që mjeti me të cilin udhëtonte shtetasi grek ishte me dopio shasi duke shtuar dyshimet për 73-vjeçarin.
Mësohet se 73-vjeçari do ta transportonte lëndën narkotike drejt Athinës. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2013, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori