Kapet me 1 kg kokainë, pranga shqiptarit në Itali
Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar me 1 kg kokainë në makinën e tij Citroen C3. Arrestimi është bërë përmes operacionit të Guardia di Finanza në qytetin e Venecias.

Shqiptari ishte vërejtur që në dalje të autostradës në Mira dhe pastaj ndjekur deri në një parking në zonën Malcontenta. Dyshimet janë rritur për efektivët nga qëndrimi nervoz i shoferit. Ndaj atij iu kërkua të ndalonte për t’u kontrolluar. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2016, ora 08:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori