Kapet "mat" deputeti, lëviz prej 10 muajsh pa siguracion makine (FOTO LAJM)

Deputeti socialist Erjon Braçe ka blerë muajt e fundit një makinë të tipit Mercedes Benz, me të cilin pretendohet se ai lëviz pa siguracion dhe kolaudim.

Jeta Osh Qef shkruan se makina e Braçes ka të paktën 10 muaj pa siguracion, rrjedhimisht edhe pa kolaudim, pasi një makinë që nuk dorëzon fotokopje të një police sigurimit të vlefshëm TPL nuk mund të kalojë për provë kolaudimi.

Mësohet se makinës së deputetit i ka përfunduar siguracioni më datë 29/04/2016 dhe ende nuk është rinovuar. /Albeu.com/

Shtuar më 24/02/2017, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori