Kapet kamioni me 92 kg kanabis në serbator, pranga dy personave (VIDEO)
Policia Kufitare e Kapshticës godet një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në bashkëpunim me Doganën që mbikqyr Skanerin dhe Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve të DVP- Korçë sekuestruan 92 kg kanabis në një kamion, ndërsa u arrestuan dhe dy poseduesit e drogës.

Mësohet se të arrestuarit nga ky aksion policor janë shtetasit;
Artur Yzeiri, 51 vjeç, banues në fshatin Ravonik dhe Astrit Haxhi, 55 vjeç, banues në Korçë.

Policia thotë se "arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit me qen antidrogë në vijën e dytë në dalje, ku mjeti tip kamion i markës “Scania” me targa AA630 KO, u përzgjodh për kontroll të detajuar, u krijuan dyshime se në pjesën e serbatorit të mjetit, ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike".

Kontrolli më pas, ka vijuar edhe me procesin e skanimit të kryer nga Dogana, ku në një vend të përshtatur, pikërisht tek pjesa e serbatorit u evidentuan 18 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 92 Kg lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kamioni drejtohej nga shtetasi Artur Yzeiri, ndërsa Astrit Haxhi pasagjer.

Ndërkohë materialet për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: "Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim". /albeu.com/

Shtuar më 11/07/2016, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori