Kapet i “forti” i Pukës, policia i gjen banesën plot me drogë dhe tritol
Policia e Pukës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike dhe kallëpe tritoli. Në një njoftim për shtyp, bëhet me dije se janë sekuestruar 192 kg kanabis dhe 46 kallëpe lëndë plasëse me pesgë 48 kg.

Droga dhe eksplolizivi u gjetën në një banesë të pabanuar, por që ishte marrë në ruajtje nga Nikollë Kola 46 vjeç. Ky i fundit u arrestua dhe akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për narkotikët
Pukë

Në vijim të operacionit policor të koduar “BIBAJ”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit:
N.K, 46 vjeç, banues në fshatin Dom Njësia Administrative Gjegjan, Pukë.

Më datë 01.07.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë u finalizua me sukses operacioni “Bibaj” ku në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në një banesë të pa banuar, e marrë në ruajtie nga shtetasi N.K, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 192.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu në ambjentet e jashtme të kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar dy thasë me 46 kallepë lëndë plasëse me peshë 48 kg.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë per veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” te parashikura nga nenet 283/2 dhe 278/3 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori