Kapet i famshmi "Tafa", kishte "ngopur" me drogë disa lagje të Tiranës
Policia e Tiranës">Tiranës ka arrestuar sot një të ri, i cili akuzohet se shpërndante drogë në disa lagje dhe gjimnaze të kryeqytetit.

Operacioni i koduar “Mapo”, çoi në arrestimin e shtetasit me iniciale E. T., i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kishte siguruar informacione në rrugë operative, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, se shtetasi E. T., me pseudonimin “TAFA”, në bashkëpunim me persona të tjerë tregtonin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë”, sqaron policia e kryeqytetit.

Veprimtaria e tyre kriminale në shitjen e lëndës narkotike ishte e shtrirë në zonat e Kombinatit, Yzberishtit, Unazës së Re, Tiranës">Tiranës së Re, si dhe në afërsi të disa shkollave të mesme në Tiranë.

Gjatë mesditës së sotme, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E. T., në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, në një rrethrrotullim, pranë një qendre tregtare, i cili qarkullonte me një automjet.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 55 gramë lëndë të dyshuar Heroinë.

Operacioni vijon për evidentimin dhe kapjen e personave të tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike ”.
Shtuar më 21/03/2019, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori