Kapet i dënuari me dy vite burg, para dy vitesh plagosi me thikë një person
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një shtetas i dënuar me dy vjet burg për "plagosje e rëndë me dashje", është vënë në pranga nga blutë e Dibrës.

Nga Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, u bë ekzekutimi i Urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, lidhur me Vendimin Penal nr 225 datë 22.07.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin Ramiz Skuka, 27 vjeç, banues në fshatin Lishan i Epërm, Dibër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 2 vite burgim, për kryerjen e veprës penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Ky shtetas, në datën 14 Gusht 2014, ka plagosur rëndë me thikë shtetasin A.S, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Lishan i Epërm Dibër. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2016, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}