Kapet grabitësi shqiptar në Itali, ja si i vidhte hotelet

Përfundon në pranga një grabitës shqiptar në Itali. Policia e vendit fqinj ka zbuluar edhe taktikën e vjedhjes së tij.

Fillimisht, ai merrte nga recepsioni çelësat e dhomave të hotelit dhe më pas në pak minuta hynte dhe grabiste sendet me vlerë.

Kjo taktikë përdorej nga dy grabitës që në pak ditë kishin vjedhur disa hotele dhe resorte në Trieste të Italisë. Një prej tyre grabitësve quhet Armando Dervishi dhe është arrestuar nga policia italiane. Ndërsa i dyti është në proces identifikimi.

32-vjeçari u kap nga karabinierët pasi ishte përpjekur të hynte në dhomat e një hoteli në bregdetin e Triestes. Një punonjës i hotelit e kapi në befasi grabitësin dhe pasi lajmërimit të policisë u bë i mundur arrestimi i tij.

Dervishi paraqiti para policisë dokumente false duke u shqitur si shtetas rumun. Karabinierët kanë dokumentuar grabitjet e kryera nga shqiptari nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë.
Shtuar më 09/07/2016, ora 22:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori