Kapet gomonia shqiptare plot me drogë në Itali
Policia italiane ka bllokuar një gomone me 500 kg kanabis që vlente 5 milionë euro dhe ka vënë në pranga dy shqiptarë, identiteti i të cilve nuk bëhet i ditur.

Trafikantët u pikasën nga autoritetet italiane, të cilat në bashkëpunim me FRONTEX nisën operacionin duke ndjekur gomonen në det të hapur. Shqiptarët tentuan që të largohen, por manovrat rezultuandështuara, pasi në fund u bllokuan duke u prangosur.

Kanabisi i sekuestruar ishte ndarë në 24 pako me sasi të ndryshme, ndërsa nëse do të hidhej në tregun italian vlera parashikohet që të arrinte deri në 5 milionë euro.
Shtuar më 09/10/2018, ora 08:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori