Benzi përplaset me motorin në Vlorë, në gjendje të rëndë një prej drejtuesve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, në aksin Babicë-Qishbardhë. Një mjet Benz është përplasur me një motor dhe për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij të fundit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com