Aksident me pasojë vdekjen në Kakavijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të pikës kufitare Kakavijë, te kryqëzimi në drejtim të fshatit Vrisera.

Një mjet tip “Benz” është përplasur me një zetor. Për pasoja, nga përplasja e fortë, ka mbetur i vdekur një 32-vjeçar banor i fshatit Kakavije. Ndërsa drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar.

Në vendngjarje, menjëherë ka shkuar autoambulanca dhe PMNZSH Dropull e cila po punon për shmangien e zetorit dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shoferit.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Kakavije, automjeti tip “Benz “, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me automjetin tip zetor, me drejtues shtetasin Ll. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Kakavije, Gjirokastër.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, shtetasi Ll. Ç., si dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi I. M., i cili u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 31.05.2022 22:09