Kapet gjirokastriti, "thesaret" që fshihte në shtëpi
Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin “OSUMI”.

U arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar, pasi në kufi me Skraparin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi i gjetën një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, fishekë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 2 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Shtuar më 13/12/2019, ora 08:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori