Kapet autori që vrau dy vëllezërit pas konfliktit për kromin
Sot është vënë në prangat e policisë një i shpallur në kërkim, pasi akuzohej për vrasjen e dy vëllezërve në Kukës, pas një konflikti për kromin.

Bëhet fjalë për shtetasin Muharrem Burgjisha, i cili në 25 korrik të vitit 2014, ka vrarë me armë zjarri 30 vjeçarin Bilbil Batusha dhe vëllanë e tij, 45 vjeçarin Emri Batusha, si dhe ka plagosur 16 vjeçarin Arbër Batusha.

Vrasja ka ndodhur pas një konflikti për galeritë e kromit, që ndodhen në këtë zonë. Teksa kthehemi pas në kohë, në polici u shoqërua 19-vjeçari Sekret Bugjisha, i cili dyshohej se kishte bashkëpunuar me autorin e krimit. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori