Kapet autori që plagosi shtetasin me pseudonimin “Xhamajka”
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një person me precedentë penalë është plagosur me thikë në Durrës, ndërsa bëhet me dije se tashmë është vënë në pranga autori. I plagosuri është R. Tepshi, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Xhamajka”.

Ky i fundit mbeti i plagosur me thikë pas një sherri në një pikë bastesh në Durrës, ndërsa policia arrestoi menjëherë autorin Tan Kazazi.

R. Tepshi është person me precedent penal dhe mjaft i njohur në Durrës. Mes dy personave pati debat të ashpër, që më pas përfundoi me përdorimin e thikës. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta. /albeu.com/


Shtuar më 31/08/2016, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori