Kapet 8 kg heroinë, Dërvishi: Më kërcënuan me jetën e vajzës
Njëra prej tre femrave të ndaluara pak ditë më parë nga policia pasi u kap me 8 kilogramë heroinë në portin e Durrësit ka shfajësuar dy femrat e tjera të cilat ndodheshin sëbashku me të në makinë. Ajo ka thënë para hetuesve se ajo ishte kërcënuar me jetën e vajzës për të bërë transportin e drogës drejt Italisë.


"Për drogën kisha dijeni vetëm unë. Motra dhe kushërira nuk kanë asnjë lidhje, i keni arrestuar kot. Mua më bënë presion dhe më kërcënuan me jetën e vajzës (fëmija nuk ka mbushur ende 4 vjeç), për të bërë transportin drejt Italisë. Droga u vendos në makinën time nga ...., i cili më tha se në Bari do më priste një person, emrin e të cilit nuk ma dha. Kur të dorëzoja drogën dhe të kthehesha në Tiranë, do më shpërblenin me 8500 euro", u shpreh Donika Dervishi, pronarja e makinës tip "Ford Focus", me targa AA465DD në të cilën u gjet sasia prej 8 kilogramë heroinë.

Me një qetësi të madhe, krejt e ftohtë dhe e vendosur Dervishi është shprehur se ishte detyruar të bëhej pjesë e rrjetit të trafikut, për shkak se kishte marrë kërcënime me jetën e vajzës së mitur. 27-vjeçarja ka shfajësuar të motrën Migenën dhe vajzën e tezes Sonila Popa, duke u shprehur se asnjëra prej tyre nu k kishte dijeni për drogën që gjendej e fshehur në kroskotin dhe serbatorin e makinës. Donika Dervishi u dha hetuesve dhe emrin e personit që i dha drogën, i cili për arsye hetimore nuk bëhet i ditur. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2012, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori