Kapet 47 vjeçari që kultivonte fara kanabisi në Bulqizë
Një 47-vjeçar nga Bulqiza është arrestuar pasi gjatë kontrollit në shtëpi iu gjetën 1.2 kg lëndë narkotike kanabis sativa si dhe disa fidanë gati për kultivim.

47 vjeçari A.S rezulton një person me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Bulqizë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestohet një 47-vjeçar me precedent të mëparshëm penal.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 1.2 kg lëndë narkotike dhe disa kubikë ku kishte kultivuar fara cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mund të posedonte lëndë narkotike në banesën e tij, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit A. S.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.2 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, si dhe disa kubikë ku ishin kultivuar fara cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Shtuar më 23/02/2021, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori