Kapet 32-vjeçari shqiptar, shpërndarës misterioz i kokainës në Itali
Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili thuhet se kishte krijuar monopolin e shpërndarjes së kokainës në zonën e Marotta-s. Mësohet se në këtë aksion ka mbetur i arrestuar shqiptari i moshës 32 vjeçare, banor i Ponte Rio, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sipas njoftimit të policisë, ai kishte arritur të krijojë një rrjet të madh konsumatorësh të rregullt dhe të mirëbesuar. Anjëri nuk dyshonte mbi ta.

Më shumë se tridhjetë persona thuhet se ishin konsumatorë të drogës që shiste shqiptari. Gjatë arrestimit atij iu gjet rreth 100 gram drogë. Ndërkohë efektivët e kanë pasur të vështirë të kapin mat shqiptarin me klientët e tij që përveç përkujdesjeve të tregtarit të drogës, puna ishte e komplikuar edhe nga heshtja e gjithanshme, sepse asnjëri nuk tregonte ku e blinte drogën.

Asnjë fjalë që të conte tek një emër konkret. Kokaina u zbulua në disa raste, duke identifikuar njëri pas tjetrit vendet e vecanta që shqiptari e fshihte kokainën, me një mendje të mprehtë.

Më shumë se 35 gram kokainë janë gjetur brenda një kavanoz qelqi, fshehur në afërsi të disa kutive me plehra në rrugë. Operacioni i fundit që bëri të mundur edhe bllokimin e tregtarit të vogël shqiptar ishte momenti kur ai po i dorëzonte 5 gram kokainë një sipërmarrësi. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori