Kapet 31 vjeçari i shpallur në kërkim, në gusht plagosi dy persona
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e një 31 vjeçari të shpallur në kërkim, për vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve. Bëhet fjalë për shtetasin Vlash Seferaj, banues në Lezhë.

"Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin datë 07.09.2016 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese", në bashkëpunim mbetur në tentativë", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga nenet 79-25-22 dhe 278 të Kodit Penal.

Me datë 30.08.2016, tek rreth - rrotullimi i Shëngjinit, ky shtetas në bashkëpunim me vëllain e tij (i cili është në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij), pas një konflikti kanë shkëmbyer zjarr me shtetasin M.N., ku për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasi M.N., dhe shoku i tij", bën me dije policia, përmes një deklarate për mediat.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2016, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}