Kapet 30 vjeçari në Tiranë i cili dyshohej se do kryente atentat
Një 30 vjeçar i cili dyshohej se do të kryente atentat është kapur në mesditë nga policia e Tiranës. Uniformat blu kanë arrestuar në kushtet e flagrancës një person të armatosur me armë dhe lëndë plasëse.

Bëhet fjalë për shtetasin Petrit Ademaj nga Vlora, i cili u kap teksa lëvizte me motor, i armatosur me pistoletë dhe me dy granata. Dyshimet e para të efektivëve të policisë janë se 30 vjeçari ishte nisur për të kryer një atentat, objektivi i të cilit nuk dihet ende.

Nga ana e policisë së kryeqytetit vijojnë hetimet në ngarkim të tij, i cili u kap në zonën e Unazës së Re, duke lëvizur me një motor te modifikuar./albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori