Tifoz i madh i “Djajve të Kuq”, Bolt: Doja Conten te Man United

Për një kalim të mundshëm të Antonio Conte-s te Manchester United në vend të Ole Gunnar Solskjaer u fol shumë pak kohë më parë. Ish trajneri i Interit, edhe për shkak të konfirmimit të teknikut norvegjez nga ana e drejtuesve të United, më pas gjeti akordin me Tottenham.

Conte ishte zgjedhje e parë dhe për Usain Bolt, ish kampionin olimpik dhe tifoz i madh i Manchester United, që në një intervistë të dhënë së fundmi e shpreh haptaz admirimin e tij për trajnerin italian.

Doja Conte-n. Do të bëjë shumë mire te Tottenham dhe do ta organizojë më së miri skuadrën. Ka fituar tituj te Juventus, te Chelsea dhe te Interi. Kudo që të shkojë do ta strukturojë shumë mirë skuadrën. Në janar do të marrë një ose dy lojtarë, pastaj në fund të sezonit me shumë mundësi do të gjejë lojtarë të përshtatshëm për ti hedhur në fushë. Unitedi im? Do të kemi vështirësi. Në çdo ndeshje na ka shpëtuar Cristiano Ronaldo. U bë shumë kohë që nuk luajmë një futboll të bukur”, theksoi ish-sprinteri xhamajkan.


Shtuar 16.11.2021 12:49