Arrestohet 28 vjeçari i dënuar me 12 vite burg për “vrasje me dashje” (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një 28 vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 12 vite burgim u arrestua nga policia e Tiranës.

Në pranga përfundoi Herger Çitaku, banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.01.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim:
Herger Çitaku, 28 vjeç, banues në Tiranë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë më datë 07.12.2016, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 05.12.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 12 vite burg, për veprat penale "Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Nenet 79 dhe 278/2 të Kodit Penal./Albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".