Kapet 25 vjeçari i cili aksidentoi për vdekje një person në Laç
Lidhur me një aksident të ndodhur në 26 mars të këtij viti dhe shpalljen në kërkim të një 25 vjeçari, uniformat blu kanë bërë të mundur dje ndalimin e tij.

Ky shtetas akuzohet pasi ka aksidentuar për vdekje një person në Laç. I ndaluari është 25-vjeçari Aleks Lala, banues në Vaun e Dejës. Ai është personi i dyshuar për aksidentin e ndodhur me datë 26 mars të këtij viti, në orën 00.45, në superstradën Lezhë-Laç.

Në vendin e quajtur kryqëzimi i Shënkollit, duke drejtuar mjetin BMW X6 me targa AA 002 JR, ai ka aksidentuar me pasoje vdekjen e D. Ll., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ne datën 14 prill ka lëshuar urdhër ndalimi për 25 vjeçarin. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasoje vdekje” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. /albeu.com/

Shtuar më 15/04/2015, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori