Kapet 23 vjeçari që mashtroi studentet për një notë kaluese
Pas shumë kohësh që ishte nën hetim, dje është bërë e mundur arrestimi i një të riu, i cili u kishte marrë një shumë të konsiderueshme lekësh dy studenteve me pretekstin se do të ndërhynte tek pedagogët.

E gjithë kjo ishte bërë për të marrë një notë kaluese, por studenti ishte larguar pasi kishte marrë shumën e kërkuar. 23 vjeçari, student i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, është arrestuar nën akuzën e "korrupsionit". Pasditen e djeshme u bë arrestimi i 23 vjeçarit Prel Peci, lindur dhe banues në Lekbibaj të Tropojës.

Ndalimi i tij u bë pasi dy studente të fakultetit “Luigj Gurakuqi” dega Gjuhë Letërsi, Xh. P., dhe A. V., në 20 nëntor kanë bërë kallzim ndaj tij, se ju ka marrë 750 euro dhe 25 000 lekë, në këmbim të notës kaluese në disa lëndë. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori