Kapet 23-vjeçari nga Mati i shpallur në kërkim
“Finalizohet operacioni policor “Fundi i arratisë”. Nga ky operacion ka rënë në pranga një 23-vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.

Njoftimi:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me DVP Dibër, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fundi i arratisë”, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit:

E.D, 23 vjeç, banues në Klos.

Ky shtetas me datë 30.12.2018, në qytetin e Klosit gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit E.H dhe më pas është larguar.

Për këtë shtetas Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe e municonit”, ”Kanosja”, ”Prishja e qetësisë publike”, ”Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.
Shtuar më 25/04/2019, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori