Kapet 222 kg marijuanë në liqenin e Shkodrës, arrestohen dy malazezë
Një sasi prej 222 kg marijuanë është kapur në liqenin e Shkodrës mëngjesin e djeshëm me qëllim kalimin në Malin e Zi.

Policia ka arrestuar dy shtetas malazez me iniciale N.R. dhe M.J.

Sipas policisë të vendit fqinj, sasia e kapur vinte nga Shqipëria.

"Nga kontrolli i mëtejshëm i terrenit pranë anijes, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me iniciale N.R. dhe M.J. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e narkotikëve në një automjet të gjetur gjithashtu afër, në një vend tjetër. Lënda narkotike dhe dy të arrestuarit u dërguan në Policinjë e Podgoricës." - njofton policia malazeze.
Shtuar më 22/02/2021, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori