Kapet 20 vjeçari i shpallur në kërkim, autor në dy vjedhje me armë
Uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët, në dy vjedhjet me armë në Fushë-Mamurras.

"Në vijim të punës së bërë nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, më datën 24.04.2015, nga ana e Komisariatit të Policisë Kurbin është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Emiljano Lleshaj, 20 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. Kapja dhe ndalimi i shtetasit të sipërpërmendur u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim", thuhet në deklaratën e policisë.

Në datën 11 prill 2014, në orën 18:00, në Mamurras, Kurbin, duke drejtuar mjetin autoveturë Alfa Romeo me targë AA 262 CV, ai nuk i është bindur urdhrit të punonjesve të policisë, për të ndaluar dhe në fshatin Zhejë Kurbin, ka braktisur mjetin dhe është larguar. Ky shtetas dyshohet të jetë pjesemarrës si një nga autorët, në dy vjedhjet me armë, të ndodhura në Fushë-Mamurras, Kurbin, në datat 5, 7 dhe 11.04.2015.

Pas një pune të mirëorganizuar nga forcat e Komisariatit të Policisë Kurbin, ky shtetas u kap sot në qytetin Mamurras. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

Shtuar më 25/04/2015, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori