Disa zjarrvënës janë arrestuar nga policia në Fier, për vatra të shfaqura gjatë 24 orëve të fundit.
Tre persona u arrestuan në fshatin Kreshpan, ku teksa pastronin parcelat e tyre me
ullinj u kanë vënë
zjarrin sipërfaqeve me shkurre dhe barishte.
Flakët kanë dalë jashtë kontrolli për shkak të erës së fortë, duke
djegur 99 rrënjë
ullinj.
Një tjetër person u arrestuan në fshatin Darzezë, pasi pranë stallës së tij u ka vënë
zjarrin kallamishteve të kanalit kullues.
Era e fortë ka bërë që zjarri të përhapet në një sipërfaqe pyjore me pisha shkruan tch.
Ndërsa në Dukas të Patosit janë arrestuar dy banorë, që në përpjekje për të hapur kullotë duke
djegur shkurre, kanë
djegur 60 rrënjë
ullinj në pronësi të dy bashkëfshatarëve të tyre.
Shtuar më 26/10/2018,
ora 11:45